Kamenicë: Takim me pronarët e bizneseve që shfrytëzojnë hapësirat publike

0

 

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspekoratit, Ramadan Basha, me stafin e tij, pritën sot, në takim komandantin e Stacionit Policor në Kamenicë, Nazif Hajrizi me bashkëpuntorë si dhe disa nga pronarët e bizneseve (kafiterive) që operojnë në komunë.

Drejtori Ramadan Basha i njoftoi me shkeljet ligjore që bëhen nga disa biznese si në aspektin e shfrytëzimit të hapësirës publike po ashtu edhe te zhurma e madhe që krijohet në qytet. Të pranishmit u njoftuan se nuk do të ketë tolerime te asnjë rast i vetëm dhe se çdo lokal duhet të zbatojë me përpikmëri kriteret e shënuara në lejen përkatëse.


Edhe komandanti i policisë shprehi gatishërinë që të përkrahë institucionet komunale në zbatimin e ligjit. Pas diskutimeve edhe nga ana e pronarëve të bizneseve ata u pajtuan që në të ardhmen të zbatohet ligji si për zhurmën, e po ashtu edhe kriteret tjera të parapara me ligj. 

Drejtori Basha u zotua se tani e tutje nuk do të ketë zhurmë jashtë rregullave në qytet si dhe do të kujdeset për zbatimin e kritereve të shfrytëzimit të hapësirave publike./Gjilani.INFO/

PËRGJIGJU