Jovanoviç: Nëse vazhdohet kështu, edhe Bujanoci do të bëhet Preshevë

0

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Milosh Jovanoviç, ka deklaruar në Bujanoc se asnjë shkëmbim territori nuk konsiderohet si një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Jovanoviç në një tribunë me qytetarët në Bujanoc ka paralajmëruar se dorëzimi i Kosovës dhe leja për Prishtinën për të marrë një karrige në Kombet e Bashkuara hapën çështjet e shpërbërjes së mëtejshme të Serbisë.

“Nëse vazhdon kështu, Bujanoci do të bëhet Preshevë, por nuk do të ndaloj me kaq, e pastaj do të vij edhe Vranja. Sigurisht, do të hapet çështja e rajonit të Rashkës, Republika Srpska dhe e ashtuquajtura çështje e Vojvodinës do të pasojnë “, u ka thënë kreu i PDS.

Sipas tij nëse qeveria e Serbisë miraton shkëputjen e Kosovës, në vend që të merret me çështjen e rregullimit të shtetit dhe ekonomisë, do të duhet edhe një herë të merret me temën e Kosovës.

Jovanoviç theksoi para disa qytetarëve të Bujanocit se nëse qeveria pranon shkëputjen e Kosovës, shqiptarët do të jenë në kufirin e Shqipërisë së Madhe në të ardhmen./presheva.com/

PËRGJIGJU