Artanasit përkujtojnë dhe nderojnë dëshmorët e kombit

0

 

Kryetari i degës së LDK-së në Artanë dhe zëvendëskryetar i Kuvendit të Komunes së Artanës, Bajrush Ymeri së bashku me kryetarin e OVL të UÇK-së në Artanë, Hafiz Zeqiri, me disa veteran të kësaj organizate dhe me familjet e dëshmorëve, kanë vizituan dhe bërë homazhe tek varrezat e dëshmoreve në përkujtim të 19 vjetorit të rënjës së tyre, në betejën e Marecit.

Ziaver Vllasaliu, Afrim Zymeri si dhe vllezerit Faredin dhe Shemsedin Vllasaliu, 19 vjetë më parë ranë dëshmorë në këto treva ku u zhvillua një betejë e lavdishme, një luftë ku ranë shumë të rinjë e të reja e që hynë në histori për të mos vdekur kurrë.

“Falë sakrificës dhe gjakut të tyre të derdhur ne sot gëzojmë lirinë. Si sot e kujtojmë 18 prillin e vitit 1999. Ishin momente të vështira për popullaten e kësaj ane. Nuk ishte aspak e lehtë edhe për trimat që rroken armët për liri, prandaj e kemi për obligim që ti kujtojmë dhe tu bëjmë nderime dhe respekt gjithëmon, sepse ata dhan me të çmuaren e tyre, që ne të jemi të lirë. E di që cdo përvjetor familjet e dëshmoreve kanë emocione dhe dhimbje për djemtë dhe vajzat e tyre, por e di që njëkohsisht janë krenare q ë kanë pas bijë e bija për ti dhënë  kë  ti vendi për lirinë që kemi pritur me gjenerata e gjenerata. Prandaj, ne e kemi për obligim të nderojmë dhe respektojmë edhe familjet e dëshmorëve”, ka thënë Bajrush Ymeri.

Ai ka thënë se  sa herë që vijmë këtu duhet të frymëzohemi për tu angazhuar edhe më shumë për të mirën e vendit tonë për të quar në vend amanetin e tyre për një Kosovë të lirë, sovrane dhe të anëtarësuar në gjithë mekanizmat ndërkombetare./Gjilani.INFO/

PËRGJIGJU