Shkohet një hap para me sigurimet shëndetësore

0
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka propozuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që të aprovohet vendimi për anëtarët e bordit drejtues për sigurime shëndetësore, propozim ky i aprovuar pa asnjë votë kundër

“Në pajtim me rregulloren e punës së Qeverisë propozohet që të merret vendim për anëtarët e bordit drejtues për sigurime shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar për sigurimet shëndetësore dhe në mënyrë që të arrihet ajo, Ministria është duke punuar në funksionalizimin e plotë të këtyre sigurimeve”, ka thënë ministri Ismaili, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu, Ismaili ka thënë se sipas ligjit për sigurime shëndetësore anëtarët e bordit drejtues emërohen nga Qeveria e Kosovës në bazë të propozimit të institucioneve përkatëse.

“Pas konsultimit të institucioneve përgjegjëse i propozohet qeverisë që të marrin këtë vendim dhe t’i hapin rrugë funksionalizmit të bordit të sigurimeve shëndetësore”, ka shtuar Ismaili.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka arritur të aprovojë propozimin për bordin drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/shkohet-nje-hap-para-me-sigurimet-shendetesore-526164/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU