Viti: Vazhdojnë aksionet për pastrimin e ambientit jetësor

0

 

Na vazhdën e aksionit për pastrim të ambientit, aktivitete këto që po zhvillohen në kuadër të muajit të pastrimit të shpallur nga kryetari i komunës, sot është organizuar një aksion i pastrimit në qytetin e Vitisë, konkretisht në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Pjesë e këtij aksioni, ishin përpos kompanisë “Eco Higjiena” dhe nxënës të shkollave të mesme, udhëheqës dhe zyrtarë të drejtorive komunale etj.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit Ajet Sallahu, ka theksuar se aksioni i sotëm është pjesë e organizimeve që po bëhen në kuadër të muajit të pastrimit, ndërkohë ka bërë të ditur se plani i aksioneve nëpër lokalitete është duke u zhvilluar ashtu siç është paraparë./Gjilani.INFO/

PËRGJIGJU