Ushqimet e pasura me beta-karoten mund të zvogëlojnë paraqitjen e psoriazës

0

 

AJSHE LEKA

Psoriaza është një sëmundje inflamatore e trashëguar gjenetikisht që prek kryesisht lëkurën. Psoriaza karakterizohet nga qelizat e lëkurës, të cilat shumohen deri në 10 herë më shpejt se normalja. Kur këto qeliza arrijnë në sipërfaqe dhe vdesin, pllakat e kuqe mbulohen me formë shtresash të bardha.

Psoriaza fillon si një papulë e vogël. Kur papula të shumta bashkohen, ato formojnë pllaka të shkallëzuara. Këto pllaka mund të paraqiten në kokë, bërryla dhe gjunjë.

Simptomat e zakonshme të psoriazes janë këto:

1. Arna të kuqe të lëkurës të mbuluara me shkallëzime me ngjyrë të argjendtë 2. Zona te vogla të shkallëzuara 3. Lëkurë e thatë, e plasaritur 4. Të kruara, djegie ose dhimbje 5. Pllakëza që kruhen 6. Pika të vogla gjakderdhje kur hiqet lëkura

Beta-karoteni, stresi oksidues dhe psoriaza

Radikalet e lira janë molekula shumë reaktive që kanë potencial për të dëmtuar qelizat. Ndërsa disa nga radikalet e lira janë thjesht nënprodukte të proceseve metabolike të trupit tuaj, të tjerat krijohen nga gjëra të tilla, si ndotja e ajrit, tymi i cigareve, rrezatimi, drogat dhe pesticidet. Antioksidantët, në anën tjetër, zakonisht janë komponime të dobishme që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave të trupit tuaj duke neutralizuar radikalët e lira.

Mungesa e prodhimit të radikaleve të lira, ose mungesa e antioksidantëve, mund të çojë në një çekuilibër të njohur si stres oksidativ. Ky çekuilibër është i lidhur me një gamë të gjerë problemesh shëndetësore, duke përfshirë inflamacionin e lëkurës- psoriazen.

Beta karoteni është antioksidanti më i njohur natyror që gjendet në shumë produkte bimore me ngjyrë të verdhë, të portokalltë, të kuqe dhe të gjelbër (karotë, spinaq, kajsi, mango, domate, spec). Me konsumimin e drejtë, i njëjti transformohet në mëlçinë e zezë të njeriut në vitaminë A, vitaminë esenciale me shumë funksione në organizëm, ndër të tjera për shikim të mirë, veçanërisht natën, pastaj për rritje dhe zhvillim të drejtë. Prandaj beta karoteni është i njohur dhe si provitaminë A.

Si antioksidant, ai e mbron organizmin nga ndikimi i dëmshëm i të ashtuquajturave „radikale të lira”, që janë armiq të çdo qelize të gjallë. Konsumimi shtesë i karotenit përmes ushqimit, nuk

mund të shkaktojë dozim të tepërt me vitaminë A, sepse organizmi nga beta karoteni krijon vetëm sasi të duhura të vitaminës A.

Sipas një studimi të publikuar në British Journal of Dermatology, në vitin 2005, njerëzit me psoriazë janë zbuluar se kanë rritur nivelet e malondialdehyde, një shënues ky për stres oksidativ. Këta persona posedonin nivele të ulëta të ushqyesve antioksidues si beta-karoten, vitaminë E dhe selen. Në bazë të kësaj prove, ishte sugjeruar se nivele të mjaftueshme të antioksidantëve, siç është beta-karotina, mund të jenë të dobishme në parandalimin e stresit oksidativ te pacientët psoriatik. Konkluzionet ishin në përputhje me gjetjet e një studimi të rastit italian, i cili zbuloi një lidhje mes një konsumi të lartë të karotave dhe beta-karotenit, nga njëra anë dhe një rrezik më të ulët të psoriazes, nga ana tjetër.

Përveç efekteve të dobishme në lëkurën psoriatike, beta-karoteni mund të sigurojë disa përfitime shtesë te disa njerëz me psoriazë. Një numër studimesh kanë zbuluar se njerëzit me psoriazë kanë një rrezik në rritje të disa problemeve të tjera shëndetësore dhe disa studime vëzhguese tani sugjerojnë se beta-karoteni mund të ndihmojë në parandalimin ose luftimin e këtyre rreziqeve.

Prandaj është e nevojshme të shtoni disa burime të shëndetshme të ushqimit të beta-karotenit në dietën tuaj, veçanërisht nëse i keni lënë pas dore në të kaluarën!

………………………………………

(Autorja është konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

PËRGJIGJU