Dy nxënëse nga shkolla e Preshevës sjellin dy çmime për mjekësinë

0

 

Muaji mars sjell dy çmime shumë të mëdha dhe vlerësues për nxënësit e mjekësisë në Preshevë.

Me 24 Mars, Qendra për ndërrime Pozitive me kryetar z. Besim Shabani në konkursin ‘Libri më i mirë i të rinjëve’ shpall fituese Nita Jusufi, klasa 3/7, profili mjekësi në Shmt Presheva.

Nita poashtu morri edhe një ndihmë financiare prej 30 000 dinar, si gjest motivues për të vazhduar dhe zhvilluar talentin e saj.
Komisionin vleresues në kry me Mr. Ferid Selimi kanë dhënë vlerësime maksimale për këtë libër me aforizma. 
Kjo është mënyra më e mirë se si një OJQ mund të shpreh përgjegjësinë e saj sociale ndaj shoqërisë.

Nita dhe nxënësit si ajo po shkruajn historinë e re të shkollës dhe bashkmoshatarëve, duke sjell një mënyrë tjetër se si një i ri apo e re mund të bëhet i famshëm.

Kontributin të veçant në këtë libër dhanë edhe profesorët: Mentor Nuhiu, Bekim Ademi, Nazmi Z. Mehmeti, Muzafer Ramadani.

Me 23 Mars, biblioteka më e madhe në Preshevë Memet Jusufi’ organizoi një event për ndarjen e mirënjohjeve për nxënësit më të lexueshëm për vitin 2017.
Elona Ajeti – shpallet si një ndër lexueset më të dalluara për vitin 2017 nga biblioteka ‘Memet Jusufi’ në Preshevë.
Elona ndjek mësimet në vitin e tretë mjekësi në Preshevë.
Me super nxënësit si Elona, Presheva do ketë prespektivë të sigurt.
 Qëndroni gjithnjë pozitivë, e me dashuri️ për librin e shkollën. 
Libri, e transformon një shoqëri!(presheva.com)

PËRGJIGJU